Dhjetë futbollistë në verë do të largohen nga Milani

12 maj 2023 | 17:00

Milani duket se po përgatit ndryshime të shumta në merkaton e verës. Ky sezon me shumë mundësi do të mbyllet pa tituj dhe do të jetë koha për të luftuar deri në fund për të qenë të aftë për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm.

Hapi i parë është rinovimi i Leao, i cili është një hap larg mbylljes së marrëveshjes pas një telenovele të gjatë, por duhet edhe ndarja me disa lojtarë dhe në fakt rindërtimi i skuadrës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mund të largohen deri 10 lojtarë nga kuqezinjtë dhe ndeshja e së mërkurës dërgoi sinjale të qarta për këtë nevojë.

De Ketelaere dhe Origi, nënshkrimet e verës së kaluar, ishin dy zhgënjime të mëdha, por vështirë se do të largohen. Në listën e largimeve të mundshme, nga ana tjetër, janë Tatarusanu, Mirante, Bakayoko, Ibrahimovic, Dest, Vranckx, Adli, Ballo Toure, Rebic dhe Messias. Pa përjashtuar ndonjë shitje të papritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut,…