Dhjetë të vdekur nga Covidi dhe 311 raste të reja në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 903 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave kanë rezultuar 311 raste pozitive, raporton “Epoka e re”.
Brenda 24 orëve janë raportuar dhjetë raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan dy raste (29, 76 vjeç), Skenderaj dy raste (78, 61 vjeç), Dragash një rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë një rast (85 vjeç), Malishevë një rast (78 vjeç), Pejë një rast (61 vjeç), Prizren një rast (74 vjeç), Suharekë një rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.



