Dhjetëra të plagosur nga një sulm me bombë në Irak

01 korrik 2018 | 13:42

Një sulm vetëvrasës me bombë ka pasur për cak një depo ku ruhen kutitë e votimit në Irak, të zgjedhjeve parlamentare të muajit maj. Nga ky sulm janë plagosur të paktën 19 persona.

Zyrtarët e sigurisë në Irak kanë njoftuar se një sulmues vetëvrasës, ka afruar makinën e tij pran portës kryesore dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij në qytetin Kirkuk, vetëm disa ditë para rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare.

“Ndërtesa ku ishin të vendosura kutitë e votimit ka pësuar dëme nga shpërthimi, por kutitë e votimit nuk janë dëmtuar”, ka thënë guvernatori i Kirkukut, Rakan al-Juburi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nëpërmjet një komunikate…