Dhuarat Hoxha për rekomandimet e Vetëvendosjes: Goditje e madhe për Gjyqësorin dhe Prokurorinë

09 shkurt 19:46

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka komentuar miratimin e rekomandimeve të propozuara nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

“Është mjaftë shqetësuese që sot në Kuvend janë miratuar disa rekomandime që e bëjnë të jetë goditja ma e madhe që i është dhënë ndonjëherë pavarësisë së Gjyqësorit dhe Prokurorisë”, ka thënë Hoxha në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

Sipas saj ndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë është shqetësim kryesor edhe në Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian.

Sot në Kuvend me 40 vota për, 10 kundër dhe 13 abstenime janë miratuar rekomandimet e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje rreth dënimit të aktivistëve të kësaj lëvizjeje, pas debatit të zhvilluar dje.

Përmes rekomandimeve të paraqitura në seancën e djeshme Vetëvendosje ka kërkuar:

Të gjenden kush janë aktorët e vërtet të sulmit me armë zjarri në natën e datës 4 gusht 2016?

Kush është organizatori dhe zbatuesi i projektit të inskenuar për burgosjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë sulm? Kush janë ideatorët e këtij inskenimi monstruoz kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?

Kush e vrau Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2017. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga njëri nga vendet perëndimore të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Binaku me…