Dhunë në familje, një i arrestuar në Shtërpcë

18 janar 2023 | 11:20

Dje (e martë) në ora 18:10 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë ishte një rast i dhunës në familje. Policia ka reaguar dhe me këtë rast është arrestuar një 37-vjeçar që kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes 33-vjeçare.

“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin T.T(M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij S.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar lidhur me rastin e publikimit të…