Dhurata Dora bëhet imazhi i markës së famshme botërore

06 shtator 2020 | 18:32

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është bërë imazhi promovues i markës së njohur botërore të atleteve, “Puma”.Ajo ka realizuar disa fotografi me atletet e koleksionit të ri të kësaj marke, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në imazhet e fundit, Dhurata shfaqet shumë tërheqëse, teksa pozon me flokët e saj me ngjyrat e akuariumit.

 

“Përgjithmonë ekstra, përgjithmonë e lirë, përgjithmonë unë, përgjithmonë me disponim”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive. Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për fizikun e saj.Dhurata Dora gjatë verës solli dy projekte muzikore, këngën solo “Ferrari” dhe bashkëpunimin me Azetin, “Fajet”.
Të dyja këto projekte muzikore u pritën mirë nga fansat e këngëtares, e cila si gjithë estrada ka qenë joaktive me koncerte gjatë verës, për shkak të pandemisë globale COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të infektuarve në tri javët e fundit nga…