Di Biagio: Buffoni më duhet në fushë

12 mars 2018 | 11:27

Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio, ka dhënë një intervistë për mediet vendëse, ku ka shpjeguar arsyet pse thirri sërish Buffonin në kombëtare.

Ish-mesfushori i Interit tha se po ndjek me interes edhe përparimin e Balotellit dhe se e ka në konsideratë për një ftesë të mundshme.

“Gigi është një lojtar i jashtëzakonshëm, që me formën që ka aktualisht, do të më shërbejë shumë në fushën e lojës. Nuk ka absolutisht asnjë histori favorizimesh. Lojtarët si ai janë të rrallë dhe mendoj se e meriton ende të luajë titullar në kombëtare. Sa i përket Balotellit, kam qenë në Nice dhe e kam ndjekur. Po shënon shumë gola dhe po tregon një formë mjaft të mirë. Unë jam duke e vëzhguar me vëmendje dhe ndoshta vjen edhe thirrja. Gjithsesi, deri tani nuk e kam vendosur ende”, ka thënë Di Biagio.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije…