‘Dialogu, i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë’

03 mars 2021 | 13:00

Përfaqësuesi i special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  pasi ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë, ka thënë se ka informuar përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së për këtë vizitë.

Ai ka thënë se kanë rënë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në  llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar studentët e të gjitha niveleve,…