Dialogu Kosovë-Serbi që u ndërpre për shkak të taksës, rifillon nesër!

15 korrik 2020 | 22:33

Nesër do të rifillojë dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi në mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky takim mjaftë i rëndësishëm për vendin pritet të nis në ora 16:00.

Ky takim në mes Hotit dhe Vuçiq do të jetë i pari në praninë fizike, pasi të dielën e kaluar kishin  një konferencë virtuale.

Nga Bashkimi Evropian kanë konsideruar se dialogu tashmë ka rifilluar, pasi sipas tyre të dy palët kanë rëndë dakord për agjendën e dialogut, por duke mos dhënë hollësi për temat që pritet të jenë në diskutim.

Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit ishte ndërpre në muajin nëntor të vitit 2018, pasi Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj pati vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish-ambasadori holandez në…