Diaspora ia mësynë masivisht Kosovës me “Sharr Travel”

16 qershor 2022 | 13:40

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i pushimeve verore dhe kur mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes së tyre në Kosovë. Më shumë se çdo vit tjetër, bashkatdhetarët sivjet po planifikojnë t’i kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre. E, kompania turistike “Sharr Travel” është përgatitur me flotën e tyre me autobusë të rinj të standardeve evropiane.

“Përgatitjet tona sa i përket diasporës veçanti në Zvicër kanë filluar kemi një periudhë të gjatë përgatitje që ne i kemi bërë këto kanë filluar që nga muaji shkurt përkatësisht muaji mars kur ne kemi pasuruar flotën tonë të autobusëve, dhe me autobusë të rinj të standardëve evropiane janë autobus të prodhimit të fundit gjerman dhe përgatitjet janë në fazën finale tashmë kanë filluar edhe rezervimet dhe ne jemi të gatshëm të fillojmë më flotën tonë dhe të sjellim bashkatdhetarët në Kosovë”, tha Ruzhdi Kurtishaj.

Për Ruzhdi Kurtishaj, drejtorin e kompanisë turistike “Sharr Travel” udhëtimet e bashkatdhetarëve janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas tij, udhëtimi Zvicër-Kosovë realizohet për vetëm 24 orë.

“Bashkatdhetarët janë shtyllë e fuqishme e zhvillimit ekonomik të vendit sidomos sa i përket pjesës së diasporës ata edhe me remitancat dhe kontributin e tyre kanë ndihmuar shumë Kosovën këtë rast kanë ndihmuar edhe sektorit e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus por edhe “Sharr Travel” sepse kanë udhëtuar me ne për vite të tëra sidomos gjatë kohës së Covid-19, dhe kjo është një arsye shtesë pse ata duhet të udhëtojnë me “Sharr Travel” sepse gjithmonë ju kanë ofruar komoditet dhe udhëtime të sigurta të standardeve të larta evropiane. Megjithatë kanë edhe shërbime të pijeve dhe shërbimeve të tualeteve dhe kanë një trajtim profesional me stafin dhe rezervimet e udhëtimet që i presin sepse udhëtimet me “Sharr Travel” janë udhëtime që rrugën udhëtari nuk e dallon kohën që për një periudh të shkurt kohore mbërrin në Kosovë udhëtimet realizohen dy herë në javë dhe brenda 24 orëve nga Zvicra vjen në Kosovë”, tha Kurtishaj.

Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka treguar se edhe nëpër cila qytete të Zvicrës kalon autobusi i tyre.

“Sa i përket qyteteve të Zvicrën ne e mbulojmë komplet duke filluar nga Gjeneve,  orari i nisjes nga Zvicra për në Kosovë është në orët e pasdites përkatësisht në orët ë mbrëmjes njëra linjë fillon nga Geneva-Lausanne dhe Bern dhe vazhdon në drejtim të Luzernit dhe linja tjetër vjen nga Cyrihu andaj janë udhëtime të lehta të cilat kanë qytetarët përkatësisht diaspora kanë një trajtim korrekt me një mikpritje dhe siguri me një autobus shumë komod që i ka “Sharr Travel” sidomos për diasporën që janë bërë investime në vitet e fundit dhe në vitin 2022 që vetëm diaspora mos të ketë asnjë problem sa i përket udhëtimeve me autobusë”, u shpreh Kurtishaj.

Destinacioni dhe top resortët kryesor turistik për kompaninë lidere “Sharr Travel” mbetet të jetë Shqipëria.

Ruzhdi Kurtishaj ka numëruar hotelet me ofertat më të mira që ofron kompania e tij.

“Sharr Travel” ka misione vetë që ka nisur para shumë vitesh që ta ketë shtetin amë si destinacion kryesor turistik dhe me bashkëpunimet që i kemi shumë të sinqerta në Shqipëri, top resorët në Shqipëri janë “Kompleksi Fafa” me 5 hotelet kryesore duke filluar nga “Grand Blue Fafa” dhe “Agua Fafa” që është pjesë e Fafës , dhe hoteli “Prestige” me 5 yje. Unë i bëjë thirrje diasporës në Zvicër dhe kudo tjetër që të vizitojë zyrat e tona që pushimet e tyre verore të kenë një kuptim qoftë edhe të shërbimit të mirëfillta që ofron Durrësi edhe për shkak të afërsisë, Shqipëria kërkon nga diaspora që këtë ta kenë destinacion të tyre turistikë”, tha Kurtishaj.

Intervista e plotë e drejtorit të Kompanisë Turistike ”Sharr Travel” , Ruzhdi Kurtishaj:

Këtë vit “Sharr Travel” ka menduar  për udhëtarët  besnik të kompanisë një super ofertë për destinaconin në bregdetin shqiptarë.

“Sa i përket ofertave të lira “Sharr Travel” është identifikuar si me ofertat më të lira në treg e sidomos për brigjet e Durrësit, ne po mundohemi të jetë edhe Vlora si destinacion turistikë duke përfshirë edhe partneret tanë aty po gjithashtu kemi edhe jugun e Shqipërisë , “Sharr Travel” është adresa e qytetarëve të Kosovës edhe për shkak të çmimeve se ne shpeshherë dalim me oferta  të lira se sa vet hoteli se kjo është e mirë për qytetarin e Kosovës dhe për ata të diasporës. Nëse një familjar do të udhëtoj drejt bregdetit shqiptar, minimalet ka një zbritje diku rreth 250 euro për qëndrim dhe me 3,4 familjarë andaj kjo zbritje ju mundëson atyre që të kursejnë xhepin e tyre”, përfundoi Kurtishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka përfunduar…