Diaz heq dorë nga Spanja, vendos ta përfaqësojë Marokun 

11 mars 2024 | 16:30

Futbollisti i Real Madrid, Brahim Diaz, i ka dhënë fund lajmeve se cilën kombëtare do ta përfaqësojë.

Diaz ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren e Marokut, duke hequr dorë nga Spanja. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja spanjolle “Marca”.

Një vendim që erdhi edhe për shkak të ngulmimit të madh që Maroku i ka bërë lojtarit, që pas botërorit 2018 në Rusi.

Së shpejti do të mbërrijë edhe grumbullimi i parë me Marokun, që do të zhvillojë dy ndeshje, më 22 dhe 26 mars, kundër Angolës dhe Mauritanisë.

Mesfushori priti një kohë të gjatë për të marrë vendimin e tij, që ka befasuar jo pak tifozët spanjollë. Në vitin 2021, ai luajti një ndeshje miqësore me kombëtaren e Spanjës në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë, duke realizuar edhe gol. Po ashtu, ai ishte pjesë e grupmoshave zingjirë të Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi…