DiCaprio mund ta thyejë mitin e moshës, i interesuar për 27-vjeçaren Gigi Hadid

08 shtator 2022 | 12:43

Pasi u konfirmua në javën e kaluar se Leonardo DiCaprio ishte ndarë me Camila Morrone, thashethemet për romancat e reja të mundshme të aktorit nuk kanë të ndalur.

Në mediat amerikane nisën të qarkullonin thashethemet se modelja Gigi Hadid i ka rënë në sy hamshorit hollivudian.

“Leo ia ka vënë syrin Gigit, por ajo ende nuk ka treguar interes për të. Ata janë miq dhe Gigi nuk dëshiron asgjë romantike me të”, citohet të ketë thënë një burim për Us Weekly.

Menjëherë pas lajmit se 47-vjeçari e ndërpreu papritur lidhjen katërvjeçare me Camila, në media u shfaqën spekulime se aktori i famshëm kishte gjetur një të dashur të re, 22-vjeçaren ukrainase Maria Beregova. Megjithatë, thashethemet nuk janë konfirmuar.

Nëse është e vërtetë që DiCaprio është i interesuar për Gigi, një lidhje e mundshme me modelen 27-vjeçare do të përbënte një precedent për aktorin, duke qenë se shumica e të dashurave të tij kanë qenë nën moshën 25 vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit do të përballet me CFR Cluj në…