Digjet bredhi në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, hasen mbishkrime kundër festimit të Vitit të Ri

28 dhjetor 2023 | 16:16

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ishte vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 02:23 kemi pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekip e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është iniciuar një rast ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Po ashtu, Veseli ka bërë me dije se janë vërejtur disa mbishkrime:  “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit. “Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vërejtur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkrim ‘Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intensivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është iniciuar rast për hetim  ‘Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbnore Hili shpall të pavlefshme dëftesat e klasës: 10, 11,…