Digjet shtëpia në të cilën qe vrarë nga ish-burri i saj Valbona Marku dhe bija e saj

23 maj 2019 | 23:13

Ka marrë flakë shtëpia e familjes së ndjerës Valbona Marku, e cila bashkë me vajzën e saj qe vrarë nga ish-burri i saj, Pjetër Ndrecaj.

Një zjarr i madh në këtë shtëpi ka filluar në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa shkaktarët nuk dihen.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “koha.net”.

Lirije Podrimaj, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë shpejt në vendin e ngjarjes dhe ai është lokalizuar tashmë.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë. Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me raport mbi shkakun e zjarrit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj.

Familja nuk kanë jetuar ne këtë shtëpi që nga vrasja e të ndjerës, bashkë me bijën e saj, në korrik të vitit 2018.

Kujtim Marku, vëllai i të ndjerës ka thënë se lajmin për zjarrin në shtëpim e tij e ka marrë nga shoqëria, përcjell televizioni publik.

“Ne nuk e dimë se si ka ndodh zjarri, nuk jetojmë aty. Në shtëpi asgjë s’ka pasur në rrymë dhe është shumë e çuditshme se si ka ardhur deri te zjarri”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë kam një princip e mbaj dhe e them. Me…