Dikur urrente gjoksin e saj, 27-vjeçarja zbulon si e përdori atë për të paguar borxhin e familjes

21 qershor 2022 | 11:38

Një grua që urrente gjoksin e saj të madh, ka zbuluar se si asetet i ka kthyer në avantazh për të shlyer borxhin e familjes prej 130 mijë paund. Amy Sophia u shpreh se nuk ndihej mirë në lëkurën e saj gjatë gjithë kohës dhe e kishte të vështirë për të gjetur rroba që t’i përshtateshin siç duhet.

27-vjeçarja shton se gjoksi i saj tërhiqte vëmendjen e padëshiruar si të burrave ashtu edhe të grave, sa herë që dilte nëpër klube.

“Zakonisht kur shkoja në klube ose dilja në publik, do të ishin femrat ato që më thoshin të ‘qëndroja larg’ sepse të dashurit e tyre po shikonin”, tha Amy për “The Mirror”.

Ajo ka treguar se si njëherë e kishin nxjerrë jashtë nga klubi, pasi një vajzë kishte nisur t’i bërtiste që të mbulohej. Por me kalimin e kohës ajo nisi të mendonte se si të rriste balancën e saj bankare dhe figurën e saj.

Si pasojë, e reja u bë pjesë e faqes për të rritur “OnlyFans” dhe në një moment arriti që të bënte 150 mijë paund në një muaj. Pikërisht me këto para, Amy ishte në gjendje që të paguante borxhin e saj dhe të familjes, plot 130 mijë paund.

“Tani shikimet dhe komentet nuk më shqetësojnë. E di që ata janë thjesht xhelozë ose kanë probleme me trupin. Ata padyshim që nuk janë të lumtur në lëkurën e tyre”, ka treguar 27-vjeçarja.

Sipas “The Mirror”, dikur ajo punonte si trapiste dhe fitonte 8.50 paund në orë. Ndërsa tani që është e regjistruar në “OnlyFans”, jo vetëm që ka fituar besimin në trupin e saj, por edhe paguan paratë e kredisë.

Dikur urrente gjoksin e saj, 27-vjeçarja zbulon si e përdoriDikur urrente gjoksin e saj, 27-vjeçarja zbulon si e përdori

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin mesdhetar për…