Dil në IPKO, merr numrin tënd 048…

15 nëntor 2019 | 15:10

IPKO, operatori me rritjen më të shpejtë në vend, do të ofrojë spektrin e ri dhe unik të numrave mobil me prefiksin 048. Kështu është bërë me dije në komunikatën për media të IPKO-s.

“Spektri i ri i numrave vjen kryesisht si rezultat i kërkesave të jashtëzakonshme për t’u pajisur me numra të njëjtë me operatorin e preferuar. Spektri i ri i numrave do të fillojë me prefiksin 048 1xx xxx, që ofron rreth 900.000 numra të rinj në rrjetin mobil IPKO. IPKO i mirëpret përdoruesit të rinj me plot 10GB, 100 minuta dhe 100 SMS drejt të gjithë operatorëve në vend, për vetëm 3 euro”, është theksuar në këtë komunikatë.

IPKO ka shtuar në këtë komunikatë se: “Klientët potencial mund ta rezervojnë numrin e tyre me prefiksin e ri 048. Ata mund ta rezervojnë atë përmes numrit të tyre ekzistues nga operatorët tjerë, thjesht dhe lehtë përmes www.ipko.com. IPKO mbetet operatori më i qëndrueshëm në vend me mbi 800 mijë klientë aktiv në segmentin e telefonisë mobile”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur…