Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern
01 qershor 2023
| 15:54
Bayern Munchen ka nënshkruar kontratë me futbollistin e Përfaqësues së Kosovës U21, Dion Berisha. Lajmin e ka konfirmuar klubi “bavarez” që e konfirmoi këtë lajm përmes rrjeteve sociale.
“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me përkushtim të madh te ekipi i Augsburgut. Ai ka fituar tashmë përvojë në ligën rajonale dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai tani dëshiron ti kap majat në të ardhmen në futbollin profesionist”, ka thënë drejtori sportive i Bayern Munchen Campus, Halil Altintop.
Dion Berisha pati debutuar me kombëtaren e Kosovës U15 në vitin 2018, ndërsa ishte pjesë e Augsburgut, kurse nga edicioni i ri do të luaj për Bayernin ll me trajner Holger Seitz, që bën gara në ligën rajonale.




