Hoxhaj: Është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë

01 qershor 2023 | 15:44

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi në Ministrinë  e Punëve të Jashtme të Izraelit,  ka thënë se është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë.

Ai përmes një statusi në “Facebook” ka njoftuar se atje ka takuar disa politikanë dhe emra të njohur në shtetin mik të Kosovës.

“Kënaqësi të vizitoj përsëri MPJ të Izraelit dhe të takoj miq të vjetër, si ambasadorët Simona Halperin, Dan Oryan, ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe të ngarkuaren me punë në Izrael, Ines Demiri.”, ka shkruar Hoxhaj, duke shtuar se marrëdhënia e Kosovës me Izraelin është e veçantë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të enjte…