“Diplomacia e maskave” dhe rivaliteti i Kinës dhe Rusisë ndaj Perëndimit (2)

08 maj 2020 | 10:46

Shkruan: Enver Hoxhaj

Serbia synon që duke bashkëpunuar me Kinën gjatë pandemisëta balancoj ndikimin rus. Po ashtu, t’i përdor njëkohësisht Pekinin dhe Moskën si levë kundër Brukselit dhe Uashingtonit. Evropianët shpesh po bëjnë lëshim ndaj Serbisë pikërisht duke rënë në këtë kurth dhe shantazh. Por, për perëndimorët, në Beograd argumentohet se nuk duhet ti jepet rëndësi mirënjohjes publike dhe retorike për Kinën dhe Rusinë, edhe pse ato janë orientimet kyçe të politikës së jashtme serbe.

Pandemia, nga një krizë shëndetësore, u shndërrua në temë të nxehtë të politikës së jashtme. Kishte të bënte me atë se kush dhe ku dërgonte ndihma. Ndihmat supozohet se janë për qytetarët, por ndërkohë u pa se ato shoqëroheshin me një pritje gjeopolitike. Altruizmi rus apo kinez ishte në plan të dytë sepse pritja ishte zgjerimi i ndikimit dhe rritja e prestigjit. Kina e bëri hapin e parë në këtë drejtim. U mundua përmes ndihmës ta ndryshonte imazhin e saj, meqë po shihej si një vend eksporti i COVID-19 në botë. Ajo papritmas filloi ta paraqes veten si shtyllë të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke bërë një përzgjedhje se ku do të përqendrohej.

Kina, në fillim të marsit, mbajti një video konferencë me shtatëmbëdhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (Kina+17). Me këto vende ka zhvilluar një bashkëpunim shumëpalësh për disa vite. Qëllimi ishte t’i informonte ato rreth metodave të parandalimit të pandemisë, dhe si të krijohej një bashkëpunim me sistemet e tyre shëndetësore. Pas pak, në disa nga këto shtete, dilemat ishin pjesë e debatit: A janë më të përkushtuar regjimet autoritare për bashkëpunim ndërkombëtar në luftimin e pandemisë se sa shtetet liberale? A i mbrojnë qytetarët më mirë diktaturat se demokracitë në kriza?

Vështirë të mendohej se dilema të tilla mund të shtrohen brenda BE-së, e cila lindi pas Luftës së Dytë Botërore, si përgjigje ndaj regjimeve autoritare dhe projekt i paqes së popujve e shteteve. E mbi të gjitha, shqetësime të tilla të shpërfaqen në Evropën Qendrore, vendet e së cilës ishin viktimë e diktaturës sovjetike, dhe të cilat jo më larg se para 20 vitesh, perceptonin se integrimi në BE është rikthim i tyre në Evropë.

Edhe Rusia e ndoqi shembullin kinez në angazhimin ndërkombëtar. Nuk kishte shumë të infektuar, dhe kjo situatë sikur e shtyri të përmbushte pritjet e saj. Në fakt, të dyja vendet bënin garë në të kaluarën, se kush më shumë mund ta sabotonte bashkëpunimin ndërkombëtar. Tash, për të dyja ishte me rendësi se si të përdorej pandemia për prestigj dhe propagandë. Kur një konvoj i ndihmave ruse arriti në Italinë veriore para ca javësh, prej të cilave rreth 80% të saj ishin të papërdorshme, në Moskë u bën llogari tjera politike. Platforma online të afërta me Kremilinin, përhapën shpejt tregimin se Rusia mbështet shtetet evropiane, përderisaBE dhe NATO nuk mund shihen askund.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri përgjegjëse disa agjenci të lajmeve ruse se po përhapnin dezinformata dhe bënin një fushatë kundër BE. Joseph Borelli paralajmëroi për një “beteje globale të narrativëve.”

Ndihma kineze dhe ruse në Ballkan arriti në forme të mjekëve, maskave, testeve dhe pajisjeve tjera. Kur ato arritën, dinamika e pandemisë kishte ndryshuar. Përhapja e saj ishte më e shpejt se sa mund të parashikohej nga qeveritë ballkanike. Kufjtë ishin mbyllur, masat emergjente ishin në fuqi, por COVID-19 ishte shpërndarë kudo. Pothuajse mbi një milion njerëz ishin kthyer nga bota e jashtme, duke sjell atë në vendet e tyre. Plakja e popullsisë, një trend ballkanik në dekadat e fundit, u konsiderua si rrezik për numrin e mundshëm të viktimave.

Në këtë situatë u shfaq “ndihma humanitare” ruse dhe kineze si një garë mes tyre, por mbi të gjitha me Perëndimin në Ballkan. Ajo ishte shprehur si ofertë edhe ndaj vendeve tjera ballkanike. Mirëpo, Serbia do të jetë me insistuese në kërkesën për ndihmë. Më shumë se çdo kush në rajon, Serbia ka marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë dhe atyre iu duhej një shembull për ta demonstruar mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me sjelljen e tij të jashtme, që përbënte një shqetësim serioz, ishte në qendër të vëmendjes diplomatike me qasjen ndaj Kinës dhe Rusisë. Por, ai do të bëhet lajm qëndror në Pekin e Moskë, si mik dhe vëlla i tyre.

Ende sot ka në Beograd një pllakatë të madhe me mbishkrimin “FaleminderitVëlla Xi” për ndihmën e dërguar. Ndihma, e cila në aeroport u pranua nga vetë ai, u përcoll edhe me gjykime të prera dhe sulme anti-evropiane: “Solidariteti evropian nuk ekziston. Ai është një prrallë në letër.” Lëvdata glorifikuese, përulja e thellë para flamurit kinez, së bashku me pamjet e ndihmës dhe të ekspertëve nga Wuhani, u shfaqën në TV kineze, CTGN. Edhe tenisti i njohur, Novak Gjokoviq nuk harroi pa falendëruar në rrjetet sociale, të cilat u bën virale kudo. Edhe sot, pothuajse çdo javë, ateron një aeroplan në Beograd me ndihma kineze, të cilat janë mbështetje vitale kundër COVID-19.

Presidenti serb bisedoi edhe me Putinin për ta rritur mbështetjen. Ndoshta edhe për ta balancuar qasjen e tij ndaj Kinës. Gjithashtu nga Moska arritën pajise të shumta, mjek dhe specialistë nga formacioni nuklear, biologjik dhe kimik të trupave të mbrojtjes. Shefi i Distriktit Perëndimor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Gjenerali Mihael Çernishov, zbriti i shoqëruar nga 84 oficerë të tjerë dhe 2 zyrtarë të Mistrisë së Shëndetësisë. Zyrtarisht Moska tha se kjo ndihmë për Serbinë është e treta për nga rëndësia dhe volumi, pas ndihmës ruse për Italinë dhe SHBA-të. Në Serbi, ndihma u koordinua nga ministri i Mbrojtjes, Alexander Vulin, që zëshëm e krenar e prezanton veten partner lojal rus. Por, entuziazmi ishte më i madh te shefja e tij, Kryeministrja Ana Bernabiq: “Një falënderim i madh për Presidentin Putin dhe popullin vëlla rus.”

Aleanca tradicionale ruso-serbe është e njohur. Por, viteve të fundit, Kina ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, por edhe të ndjeshëm në raport me Beogradin. Tregtia në mes dy vendeve është dyfishuar dhe Kina ka investuar dhe privatizuar disa miniera të mëdha. Një ndër faktet me interesante është pajisja teknologjike për përgjime “qytete të sigurta” për Beogradin në vitin 2014. Bashkëpunimi në siguri, u zgjerua në mbrojtje, ku Serbia bleu drona ushtarak dhe pajise tjera ushtarake kineze. Ishin planifikuar  ushtrime të përbashkëta mes dy vendeve gjatë këtij viti, që u anuluan për shkak të pandemisë.

Mirëpo, pajisa në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes ka ngritur dilema serioze në Ballkan dhe më gjerë. Në Beograd u argumentua se Kina sikurse Rusia, janë aleatë strategjik, për shkak të bllokimit të Kosovës në KS të OKB. Por, nuk është kjo arsyeja e vetme, edhe pse vazhdon të mbetet strategjike. Serbia synon me bashkëpunimin kinez ta balancoj ndikim rus. Por, duke e përdorur njëkohësisht Pekinin dhe Moskën si levë kundër Brukselit dhe Uashingtonit. Evropianët shpesh po bëjnë lëshim ndaj Serbisë pikërisht duke rënënë këtë kurth dhe shantazh. Por, për perëndimorët, në Beograd argumentohet se nuk duhet ti jepet rëndësi mirënjohjes publike dhe retorike për Kinën dhe Rusinë, edhe pse ato janë orientimet kyçe të politikës së jashtme serbe. Askush nuk dëshiron ta zëvendësoj Perëndimin me Kinën.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Qeverinë e…