Sapo të vijë në Kosovë, do ta marrim Pacollin në pyetje për kërcënimet

08 maj 2020 | 10:45

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet në lidhje me pretendimet e Behgjet Pacollit, i cili ka thënë se militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, që prej aterrimit të tij në Kosovë nga Zvicra, e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Ai Sveçla ka bërë me dije se kreu i Aleancës Kosova e Re do të merret në pyetje mbi pretendimet e tij sapo të kthehet nga Zvicra. “Po, patjetër, ne kemi filluar hetim këtu. Porsa Pacolli të kthehet nga Zvicra, sigurisht se njësitë e anti-terrorit do t’i marrin të gjithë informatat, indicet që ai disponon për të ashtuquajturin sulm terrorist shtetëror. Unë besoj se Pacolli do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, theksoi ai në “Ilva Now”.

 (B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina bën me dije se do të mbështesë Organizatën Botërore…