Disa zona të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë

15 prill 2026 | 13:26

Disa zona të kryeqytetit do të mbesin nesër (e enjte) nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Vendet ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit janë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, lagjja “Nic”, lagjja “Qershia”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “Priam” dhe fshati Miradi e Epërme.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton se ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Ulëza’, të cilat do të realizohen nga Komuna e Prishtinës. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju njoftojmë se për çdo zhvillim lidhur me këtë rast do t’ju mbajmë të informuar”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një treg gjithnjë e më konkurrues të derivateve, Petrol…