Disfata në Luginën e Preshevës është e të gjithë shqiptarëve

09 prill 2022 | 20:27

Shkruan: Milazim Krasniqi

Mbetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë, do të duhej të ishte objekt analize në institucionet shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë. Po edhe në institucionet politike, shkencore, fetare, në mbarë shoqëritë tona. Do të duhej të sqaroheshin shkaqet e kësaj disfate politike, demografike e gjeopolitike. Pra, do të duhej të sqaroheshin pasojat e përçarjes kronike të shqiptarëve atje, pasojat e rrallimit demografik dhe pasojat që do të ketë për shqiptarët dobësimi i faktorit shqiptar në atë territor, i cili ka rëndësi të madhe gjeostrategjike, sepse ëshët vetëm disa kilometra larg nga Nishi, ku është e vendosur “Qendra Humanitare Ruse.” Deri sot, pra, gjashtë ditë pas zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, në Kosovë e as në Shqipëri askush pesë pare nuk po i jep, askush asnjë përgjegjësi nuk po e ndien. Madje edhe mediet e kanë injoruar këtë problem të madh. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur dihet se jemi komb pa program kombëtar. Sa për krahasim: shikojeni angazhimin e Serbisë për serbët në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Bosnje. Natyrisht nuk ka pse kopjohet modeli i saj destruktiv. Por, shtetet sovrane janë të obliguara të kujdesen për bashkëkombasit që jetojnë si minoritete në shtete të tjera. Kjo vlen për shtetet sovrane, kur kanë programe dhe politika kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka udhëtuar sot për në Kiev…