Diskutohet raporti i auditorit të përgjithshëm për komunën e Podujevës për vitin fiskal 2022

01 gusht 2023 | 11:55

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, anëtarët e ekzekutivit, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe media.

Gjatë mbledhjes u dha informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për siguri në bashkësi – KKSB, për vitin 2022 nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi. Gjithashtu u diskutuan raporti i auditorit të përgjithshëm për Komunën e Podujevës, për vitin fiskal 2022 dhe raporti financiar i Komunës së Podujevës për periudhën janar – qershor 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana e ka vizituar skuadrën…