Distria dhe Majlinda, të arta në Uzbekistan

09 nëntor 2018 | 14:09

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë, pasi arriti fitore në finalen e Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit ndaj Eva Csernovski të Hungarisë.

Distria e ka mundur hungarezen me ippon pasi që më parë hungarezja shkaktoi tri ndërhyrje të parregullta derisa Distria kishte edhe një vazari.

Medaljen e artë e ka fituar edhe Majlinda Kelmendi, e cila në finale e mposhti Evelyne Tschopp me ippon. Kosova mund ta fitoj edhe medaljen e tretë të artë, nëse triumfon Nora Gjakova.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për herë të…