Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë në Kroaci

15 korrik 2022 | 18:38

Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.

Garuesja jonë arriti që sot ta rrëmbej të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit.

Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.

Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë një ngjarje të jashtëzakonshme…