Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve
Çdo vit më 15 qershor shënohet “Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për dhunën, neglizhencën dhe keqtrajtimin që përjetojnë shumë persona të moshuar në mbarë botën.
Kjo ditë shërben si thirrje për respektimin e dinjitetit, të drejtave dhe mirëqenies së të moshuarve.
Abuzimi ndaj tyre mund të jetë fizik, psikologjik, emocional, financiar ose përmes neglizhencës, duke lënë pasoja të rënda në jetën dhe shëndetin e tyre.
Institucionet, organizatat dhe qytetarët ftohen të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe më mbështetëse për të moshuarit, duke promovuar kujdesin, respektin dhe mbrojtjen e tyre nga çdo formë e abuzimit.
Në këtë ditë rikujtohet se të moshuarit meritojnë të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt.



