Dita e 11 e grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit refuzojnë ujin dhe mjekun

08 tetor 2020 | 15:36

Në ditën e 11 të grevës së urisë, 10 naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë ngujuar.

Ata janë vetëmbyllur brenda ambienteve ku po zhvillojnë grevën duke njoftuar edhe vendimin ekstrem që kanë marrë, raporton “A2CNN”.

Edhe grevistët e tjerë janë shprehur të bindur për të përshkallëzuar në kushte ekstreme këtë grevë, deri në zgjidhjen e kërkesave ekonomike që kanë parashtruar për muaj me radhë.

Grevistët nuk kanë lejuar më brenda ambienteve të grevës as mediat. Në ditën e 11 të grevës së urisë, askush nga autoritetet shtetërore nuk ka ardhur të bisedojë me grevistët. Vizitorët e vetëm të tyre kanë qenë stafet mjekësore dhe përfaqësuesit e mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Istogu kanë zhvilluar fazë të suksesshme përgatitore për edicionin…