Dita e gjysmëfinaleve

15 korrik 2022 | 12:36

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës Botërore Universitare në hendboll.

Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë na presin katër ndeshje interesante. Fillimisht prej orës 13:00 hendbollistet e Universitetit të Prishtinës takohen me ato të Universitetit nga Korea e Jugut (KNSU). Prej orës 15:00 është gjysmëfinalja e dytë e hendbollisteve, mes spanjolleve dhe çekeve.

Ndërkohë në ora 17:00 është gjysmëfinalja e parë e studentëve. Takohen universitetet e Koresë së Jugut dhe Spanjës. Kurse prej orës 19:00 ekipi i Universitetit të Prishtinës luan me ekipin universitar të Malit të Zi (UNIMNE).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazar në raportin 24-orësh nga klinikat Covid-19 në QKUK, por…