“Djajtë e Kuq” fitojnë me spektakël ndaj Tottenhamit

19 tetor 2022 | 23:15

Manchester United e ka fituar derbin e javës së 12-të në elitën e futbollit anglez kundër Tottenham Hotspur.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 kundër “Spurs” në stadiumin “Old Trafford”.

Përkundër dominimit të nikoqirëve gola në pjesën e parë nuk pati.

E në start të fraksionit të dytë, të besuarit e Erik ten Hag gjetën rrugën e golit me anë të mesfushorit Fred që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 47-të.

22 minuta më vonë, në skenë doli portugezi Bruno Fernades që me një gol të bukur i dhuroi Man Unitedit golin e qetësisë dhe të epilogut përfundimtar të takimit.

Man United me këtë fitore shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e pestë. Tottenham ka 23 pikë në vendin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se lidhur me çështjen Kosovë-Serbi tash…