Djali i Driton Kukës fiton medaljen e parë në gara zyrtare

20 prill 2024 | 20:24

Jon Kuka duket se po shkon hapave të babait të të tij, Driton Kukës, i cili si trajner ka shkruar historinë e xhudos kosovare.

Joni në kategorinë deri në 56 kilogramë ka fituar medaljen e parë në gara zyrtare, duke triumfuar në Kupën Evropiane për grupmoshën deri në 15 vjeç.

Driton Kuka, fjalë të mëdha kishte për trajneren Majlinda Kelmendi dhe Fatosin, që po sipas tij po ia kthejnë borxhin.

“Ndjenjë e mirë e veçantë qě Majlinda e Fatosi si ish garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre djalin tim Jonin!”, shkroi Kuka në rrjetin e tij social në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i javës së 30-të në Albi Mall Superligën e…