Djali i ish-ushtarit të UÇK-së shkëlqen në mbrëmjen e maturës
25 maj 2026
| 15:08
Leonit Istrefi nga Ferizaj, djali i ish-ushtarit të UÇK-së dhe TMK-së, tashmë epror në FSK, Ragip Istrefi, ka përfunduar me sukses shkollimin e mesëm në Shkollën e Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Leoniti, së bashku me kolegët dhe koleget e tij, ka shkëlqyer në mbrëmjen e maturës të organizuar nga shkolla, duke marrë vëmendje me paraqitjen dhe energjinë pozitive. I riu ferizajas ka treguar se dëshira e tij e madhe është të ndjekë rrugën e babait në shërbim të atdheut, por synimi i tij kryesor mbetet regjistrimi në Fakultetin e Mjekësisë, për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe shëndetit të tyre. Me ëndrra të mëdha dhe vullnet për sukses, Leoniti mbetet shembull i një gjenerate që synon dijen, humanizmin dhe përkushtimin ndaj vendit.



