“Djali im e urren faktin që isha një modele…” 41-vjeçarja: Nuk do t’a lejojë gruan e tij të ardhshme… (FOTO)

15 nëntor 2023 | 11:58

“Kjo është ajo që gjithmonë kam dashur të bëj dhe jam krenare ku kam arritur”

Një ish-modele e njohur ka zbuluar se djali i saj adoleshent është i ‘neveritur’ nga karriera e saj kur realizonte foto apo video seksi. Është fjala për Carla Bellucci, e cila është krenare për punën që ka bërë, pasi i ka dhënë mundësinë që të kujdesej për fëmijët e saj kur ishte nënë beqare.

Por pavarësisht se u ka dhënë katër fëmijëve të saj një jetë luksoze në Hitchin, Herts, djali i saj më i vogël, Jayden, nuk është i gatshëm që të pranojë të kaluarën e saj.

16-vjeçari është zotuar se gruaja e tij e ardhshme nuk do të ketë një punë të ngjashme. Gjithashtu Jayden mërzitet shumë sa herë që dikush i flet për punën e mamasë së tij.

“Jam vërtetë krenare për karrierën time dhe është shumë fuqizuese. Kjo është ajo që gjithmonë kam dashur të bëj dhe jam krenare ku kam arritur”, ka thënë 41-vjeçarja për “Daily Star”, pavarësisht se djali i saj nuk është aspak dakord me atë çfarë ajo bën.

Carla ka shtuar se në atë kohë ishte nënë beqare dhe duhej që të fitonte para për t’u kujdesur për fëmijët. Sipas saj, ata patën një edukim shumë të mirë dhe ajo arriti që të udhëtonte nëpër botë, pikërisht me të ardhurat që vinin nga puna e saj.

“Por Jayden e urren absolutisht atë anë, pavarësisht gjithë të mirave që ka sjellë. Ai shqetësohet shumë. Ai është shumë i turpëruar nga e gjithë kjo. Ai është mjaft i neveritur dhe tha se kurrë nuk do ta lejojë gruan apo partneren e tij të ardhshme të përfshihet në këtë. Madje e ka të vështirë të kuptojë se si partneri im në atë kohë më lejoi që ta bëja këtë punë”, tregon Bellucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kompani janë shpallur fituese për të bërë studimin e…