Do të nis një iniciativë qytetare me fytyra të reja

15 tetor 2020 | 23:46

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar krijimin e një partie të re të drejtuar nga ajo.

“Do të nis një iniciativë qytetare, me fytyra të reja. Do të jetë një dritare e vogël, por do të hyjë shumë dritë. Do të jetë një listë e njerëzve profesionistë, jo riciklime të fytyrave politike”, ka thënë Osmani në Syri.net.

Ajo është shprehur se ekipi i saj do të përbëhet nga emra me integritet të cilët sipas saj nuk i shohim shpesh në TV.

Osmani ka thënë se partia e saj ka synime të shumta por e para është sfida e çkapjes së shtetit, problemet e papunësisë e arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së…