Do të restaurohet kulla e Ramë Bllacës

05 shkurt 2019 | 15:54

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se do të restaurohet shtëpia kullë e veprimtarit Ramë Bllaca.

Ai ka thënë se me restaurimin e kësaj kulle do të rritet edhe numri i vizitorëve të cilët do të mund ta njohin për së afërmi historinë e veprimtarit Bllaca.

“Angazhimi ynë është serioz dhe jemi të interesuar që ai projekt të përfundoj dhe të ketë respektin e merituar, duke qenë i vizituar në të ardhmen nga gjeneratat e ardhshme dhe turistët, për tu njohur me historinë tonë”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar të gjithë qytetarët e saj…