Do të rinumërohen 8 vendvotime për kryetarë dhe 35 për kuvende komunale

25 tetor 2021 | 14:55

Kryeshefi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka thënë se do të duhet të rinumërohen 8 vendvotime për kryetarë dhe 35 për kuvende komunale, pasi ka pasur mospërputhje të votave mes subjekteve dhe kandidatëve.

Në mbledhje të KQZ-së, ai ka treguar edhe arsyet pse këto vota duhet të rinumërohen.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve gjatë procesimit të formularëve, një numër i caktuar nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta. Të dhënat që janë të shënuara në formularë nuk janë të kuptueshme. Meqenëse kemi të bëjmë me ngatërrim të rubrikave, pra kemi edhe mospërputhje të votave mes subjekteve e kandidatëve. Si rrjedhojë, gjatë hetimit konstatohet se nuk mund të procesohen si të tilla e rekomandohet që këto vendvotime të rinumërohen. 8 vendvotime për kryetar edhe 35 për kuvende komunale”, ka thënë Ahmetaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lira turke ka rënë në nivel rekord ndërkohë që përplasjet…