Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë për fitër bajram

23 maj 2020 | 11:56

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren – Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, për shkak të situatës me pandemi, duke mos mundur ta vizitojë kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar me një letër për ta uruar atë dhe të gjithë besimtarët myslimanë për fitër bajram.

Ipeshkvi Gjergji shkruan se “askush më mirë se ne nuk mund të kuptojë dhimbjen tuaj dhe trishtimin e besimtarëve që duhet të mos falen në xhami as në këtë natë të madhe të ramazanit. Të njëjtën dhimbje dhe trishtim e kam përjetuar edhe unë me besimtaret dhe besimtarët e krishterë kur muajin e kaluar kremtuam Pashkët, Ringjalljen e Krishtit!”

Dodë Gjergji ka uruar që festimi i bajramit t’i begatojë të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë si dhe ka uruar që Krijuesi me mëshirën e Tij ta pranojë sakrificën e agjërimit. “Uroj që festimi i bajramit t’ju begatojë ju dhe gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë e kudo tjetër. Krijuesi me mëshirën e Tij jua pranoftë sakrificën e agjërimit dhe Ju resittë me dhuntitë e bekimet e veta, në mënyrë që paqja, dashuria, falja dhe pajtimi të jenë të bollshme në familjet tuaja dhe në vendin tonë”, thuhet në urimin e Dodë Gjergjit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka vendosur t’i rihapë objektet kulturore nga dita e…