Dogana dhe policia në aksion, kontrollohen dyqanet e telefonave në Prishtinë

23 nëntor 2021 | 14:42

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar aktualisht një aksion në disa dyqane të telefonave në Komunën e Prishtinës.

Momentalisht, aksioni i Doganës dhe Policisë është duke u zhvilluar në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ku ka një numër të madh të dyqaneve të telefonave.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, ku zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se detajet e aksionit do të bëhen të ditura më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqyrtimi në parim i Projektligjit për inspektimet ka qenë temë…