Dogana konfiskon 92 telefona dhe 380 kufje në Ferizaj

25 nëntor 2021 | 15:42

Dogana e Kosovës ka kontrolluar tri lokacione në Ferizaj, ku ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të telefonave të mençur dhe kufje pa dokumentacion.

Në njoftimin e Doganës është bërë me dije se janë gjetur 92 telefona dhe 380 kufje, të cilat nuk kanë pasur dokumentet përkatëse.

“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 ‘airpods’ pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje doganore”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann e ka pranuar se…