Dogana konfiskon një sasi të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia

29 gusht 2023 | 15:45

Në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar.

Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virgil Van Dijk është ndëshkuar me karton të kuq në…