Dogana parandalon një kontrabandë me 1000 kilogramë produkte ushqimore

12 shtator 2022 | 14:35

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një kontrabandë me produkte ushqimore në regjionin e Prizrenit.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmentin Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë. Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kilogramë produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi priti…