Doktor Hafir Shala dekorohet me urdhrin ‘Hero i Kosovës’

26 shkurt 2019 | 15:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar doktor Hafir Shalës urdhrin “Hero i Kosovës”.

Këtë dekoratë, Thaçi ia ka dorëzuar familjes së Hafir Shalës.

“Sot prita familjen e humanistit dhe veprimtarit të shquar, doktor Hafir Shalës, të cilës ia dorëzova urdhrin ‘Hero i Kosovës’. Hafir Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Doktor Hafir Shala është zhdukur gjatë luftës së fundit, edhe ende nuk dihet për fatin e tij.

/Epoka e re/

Related image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me titullin…