Doli në ankand letra e Titanikut

01 nëntor 2017 | 13:39

Letra e shkruar nga pasagjeri i klasit të parë, Alexander Oskar Holverson, për nënën e tij, në bordin e Titanikut, përshkruan përshtypjet e tij për anijen, ushqimin dhe muzikën.
“Nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrijmë në Nju Jork të mërkurën”, shkruante ai një ditë përpara përplasjes fatale të anijes me një ajsberg, transmeton klan kosova.
Holverson ishte një shitës i lindur në Minnesota, që udhëtonte i shoqëruar nga bashkëshortja Mary Alice, që i mbijetoi tragjedisë. Në letër ai fliste edhe për eksperiencën e tij për fërkimin me shpatull të një prej pasagjerëve më të famshëm të anijes.
“John Jacob Astor është në këtë anije”, shkruante ai për financierin amerikan, që asokohe ishte një nga njerëzit më të pasur të botës. “Duket si çdo njeri tjetër, edhe pse ka miliona. Ai ulet në kuvertë bashkë me ne”.
Letra është një nga të fundit që i mbijetuan mbytjes dhe mban ende njollat nga zhytja e saj në Atlantik. Titaniku ishte anija më e madhe oqeanike në funksionim, kur u përplas me një ajsberg më 14 prill të vitit 1912, në Atlantik, ndërsa udhëtonte nga Southampton drejt Nju Jorkut. Më shumë se 1.500 vetë humbën jetën nga ajo fatkeqësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri i autorit, Bardhyl Mahmuti “Mashtrimi i madh”, do të…