Doli nga shtypi libri “Muzgu i jetës” i Doruntina Grulajt

07 prill 2024 | 09:53

Ka dalë nga shtypi libri “Muzgu i jetës” i autores Doruntina Grulaj.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

Posa e merrni në dorë librin “Muzgu i jetës” ndieni nostalgji, kujtime. Secili e gjen veten në vargjet e librit, sepse në to autorja ka shtjelluar shumë personazhe të ndryshme.

Në librin “Muzgu i jetës” autorja shpreh ndjenjë, reflektim, vuajtje, frymëzim, protestë, gjithashtu ndërmjet vargjeve të fuqishme ka shprehur me thellësi trishtimin dhe dhimbjen që ka përjetuar Kosova gjatë luftës 1998-1999.

Kur flasim për poezitë dhe dashurinë, padyshim se ato kanë një fuqi të veçantë për t’i shprehur emocionet dhe ndjenjat e thella të dashurisë. Nëpërmjet fjalëve të bukura dhe imazheve poetike, autorja ka shprehur ëmbëlsi, mall, gëzim, dhimbje dhe shpresë.

Poezitë në librin “Muzgu i jetës” kanë një stil të veçantë me “përmbajtje me ngjyrë” dhe janë të thurura bukur.

Librin “Muzgu i jetës” mund ta gjeni në Prishtinë, në libraritë: Dukagjini, Artini, Alterasi dhe shumë librari të tjera brenda Kosovës. Gjithashtu edhe në Maqedoni të Veriut, në qytetin e Manastirit, në bibliotekën shqipe Linkest.

Librin mund ta porosisni edhe online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sapo ka dalë nga shtypi libri më i ri “Labirintet…