Doli nga shtypi vepra e Mr. Ismet J. Krosit DY DEKADA MARRËVESHJA E OHRIT (2001-2021)

30 nëntor 2024 | 16:11

Që pasqyron procesin e të arriturave nga MO e me theks të veçantë 20 vjetorin.

Maqedonia në 20 vitet e fundit ka pësuar ndryshime të vazhdueshme.
Këto ndryshime kanë qenë të mëdha dhe të fuqishme dhe e kan përfshinë të gjithë hapësirën dhe jetën tonë.
Kanë ndryshuar marrëdhëniet politike, shoqërore dhe ekonomike, dhe bartësit e këtyre marrëdhënieve. Marrëveshja e Ohrit vendosi bazat për arritjen e barazisë së plotë politiko-juridike të shqiptarve dhe bashkësive tjera etnike më të vogla dhe vendosi marrëdhënie të reja shoqëroro-politike.
Prandaj kur i festojm përvjetorët e Marrëveshjes së Ohrit, në fakt ne i përkujtojmë ato momente historike kur definohej fati dhe ardhmëria e vendit.
E përkujtojm fitoren e madhe që të vitit 2001 që e hapi rrugën për ndërtimin e Maqedonisë si shtet modern demokratik ku të gjithë qytetarët e sajë do të jenë të lirë dhe të barabart.
Monografia kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë modeste paraqet disa nga rezultatet që janë arritur e që kanë të bëjnë me ndryshimet thelbësore të rregullimit të sistemit politik, juridik dhe ekonomik të Maqedonisë, që nga paraqitja si shtet i pavarur dhe rrugëtimi i sajë për t‘u zhvilluar si shtet multikulturor duke u bazuar në përcaktimet dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit.


Vështirësitë dhe problemet e shumta që i kishte Maqedonia para vitit 2001, arriti t’i tejkalon me sukses. Zbatimi i reformave si obligim i paraparë në Marrëveshjen e Ohrit, mundësoi realizimin më të shpejtë të objektivave dhe parimeve të sistemit që ishte vendosur më parë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, si parakusht për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Në këtë vit jubilar të miratimit të Marrëveshjes së Ohrit, konstatim i përgjithshëm është se kjo Marrëveshje paqësore në mënyrë të plotë dhe definitive e ndërpreu konfliktin e armatosur të vitit 2001, që ishte një kërcënim serioz dhe real për mbijetesën e Maqedonisë si shtet,i vendosi edhe bazat e reja për organizimin e organeve dhe institucioneve shtetërore.
Me një aktivitet të pandërprerë të iniciuar dhe mbështetur kryesisht nga forcat politike shqiptare të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim në krye ma Ali Ahmetin, me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, NATO dhe SHBA-ve janë shënuar rezultate historike për arritjen e barazisë së plotë shoqërore, ekonomike, institucionale dhe politike të shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike që jetojnë në këtë shtet.
Implementimi i kësaj Marrëveshje e ka përshpejtuar afrimin dhe integrimin Euroatlantik të saj duke arritur në vitin 2020 të bëhet anëtare NATO-s dhe me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë hiqet pengesa e fundit për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim edhe në Bashkimin Evropian.
Në shtojcë gjendet teksti i Marrëveshjes së Ohrit, tekstet e kumtesave dhe diskutimet e paraqitura në Konferencën ndërkombëtare kushtur 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe disa vlerësime mbi Marrëveshjen nga studiues vendorë.

Tetovë, 30.11.2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun…