Donjeta Sadiku arrin fitore bindëse në Turqi

12 dhjetor 2019 | 21:56

Janë mbyllur sfidat e sotme për boksierët e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të Boksit që po mbahet në Turqi.

Në 64 kilogramë Donjeta Sadiku u përball në gjysmëfinale kundër boksieres rumune Borzei Dana dhe nuk lejoi befasi që nga raundi i parë e sidomos në dy raundet e fundit ishte në nivelin e duhur si një kampione e Evropës dhe nënkampione e botës dhe triumfoi me rezultat unanim 5:0.

Në 52 kilogramë Bashkim Bajoku edhe pse ishte meçi i parë në arene ndërkombëtare luftoi kundër boksierit vendor, Turk Batuhan Ciftci, edhe pse pësoi humbje që nga raundi i parë Bajoku filloi furishëm dhe pa respektuar kundërshtarin me shumë përvojë, gjatë tre raundeve tregoi një teknikë të përsosur dhe tregoi se është një e ardhme e boksit kosovar.

Edhe pse humbi ai e siguroi medaljen e bronztë. Në 63 kilogramë Shpejtim Bajok luftoi në çerekfinale kundër boksierit bullgar Vensan Kirkorov.

Bajoku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve 5:0, duke e siguruar medaljen e bronztë dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës dhe trajneri i shumë skuadrave,…