Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

21 shtator 2022 | 16:47

Pas fitores që e arriti të martën ndaj ish-kampiones së Evropës, francezes, Maiva Hamadouche, boksieria e Kosovës, Donjeta Sadiku të mërkurën triumfoi ndaj zviceranes, Ana Milisiq, për t’u kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar të boksit, Balkan, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, kategoria 60 kg.

Bursistja olimpike “Paris 2024”, po shfaq formë të lartë para Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…