Dorëzohet Gary Neville, vesh fanellën e Xherdan Shaqirit (Video)

21 gusht 2018 | 15:11

Gjithçka ka ndodhur në studion e “Sky Sports”.

Gary Neville ishte kritikuesi më i madh i Xherdan Shaqirit, pasi shqiptari është konsideruar një blerje mjaft cilësore e Liverpoolit.

Ish-mesfushori i Manchester United në vazhdimësi ka këmbëngulur se Shaqiri nuk do t’ju bënte punë të kuqve, ndërkohë që kolegu i tij analist në “Sky Sports”, Jemie Carrag mbronte investimin e bërë nga drejtuesit e Liverpoolit.

Neville ka humbur një bast me Carragher në goditjet e 11-metërshave dhe kushti i vënë nga ish-futbollisti i Liverpoolit ishte që ai të vishte në studio fanellën e Shaqirit, ku shqiptari i kishte shkruar një mesazh: “Tifozit tim numër 1, Garyt. Të lutem mos u tërhiq!”, transmeton “SS”.

Gary Neville, në fund e ka pranuar sfidën, duke e veshur në transmetim të drejtpërdrejtë bluzën më numër 23 të Shaqirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj, Lionel Messi…