Dortmundi fitore me vuajtje ndaj Herthas

30 nëntor 2019 | 17:47

Borussia e Dortmundit ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Hertha Berlin me shifrat 1-2, ku luajti për një pjesë me një lojtar më pak.

Sfida nisi mjaft mirë për verdhezinjtë, të cilët e panë veten në avantazh të dyfishtë brenda minutës së 17-të. Fillimisht ishte Sancho, i cili shënoi në të 15-tën, ndërsa dy minuta më vonë ishte Thorgan Hazard, me belgun që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim perfekt të Hakimit.

Gjithsesi, Hertha nuk u dorëzua dhe në minutën e 34-të u kthye në lojë me golin e Daridës, i cili devijoi një goditje të Selke duke lënë pa asnjë shans portierin Burki. Në fund të pjesës së parë, Mats Hummels u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Pavarësisht kësaj, Dortmund rezistoi deri në fund, duke treguar një provë të vërtetë force dhe duke marrë një fitore me mjaft vlera në një transfertë të vështirë si ajo e Berlinit. Nga ana tjetër, Leipzig mori një tore 2-3 në transfertë ndaj Paderborn, duke u ngjitur në krye të Bundesligës me 27 pikë. Në këtë takim ishte protagonist dhe lojtari i Kombëtares sonë, Klaus Gjasula, i cili shënoi golin e dytë për ekipin tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani Skuadra lidere e IPKO Superligës, Ballkani nga Suhareka ka…