Dortmundi mposhti Frankfurtin

29 tetor 2022 | 21:04

Borussia e Dortmundit merr tri pikë shumë të rëndësishme përballë Eintrachtit të Frankfurtit në transfertë, duke parakaluar pikërisht këtë rival në renditjen e përgjithshme.

Verdhezinjtë fituan 1-2 një sfidë të cilën ndoshta vendësit nuk meritonin ta humbnin për atë që prodhuan në fushë, por në futboll në fund vlejnë golat e shënuar.

Verdheznjtë e zhbllokuan rezultatin pa u mbyllur minuta e 20-të me Brandt, i cili finalizoi me sukses një aksion të nisur që nga mbrojtja e miqve.

Vetëm pesë minuta më vonë, Kamada ktheu baraspeshën në rezultat me një goditje të saktë nga jashtë zonës, e pakapshme për portierin Kobel.

Pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, talenti anglez, Bellingham shënoi një gol fantastik pas një aksioni të jashtëzakonshëm të verdhezinjve të nisur që nga këmbët e portierit. Rezultati 1-2 nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Dortmundin që parakalon në renditje Eintrachtin duke u ngjitur në vendin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është kthyer te fitorja pas humbjes zhgënjyese 4-3 të…