Dortmundi shkarkon trajnerin Rose

20 maj 2022 | 13:30

Borussia Dortmundit e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Marco Rose. Rose kaloi vetëm një sezon pa trofe në krye të klubit nga Bundesliga.

Trajneri 45-vjeçar trashëgoi frenat e ekipit në Signal Iduna Park në verën e vitit 2021, pasi kishte shfaqur talentin e tij në Red Bull Salzburg dhe Borussia Monchengladbach.

Ai, sidoqoftë, e kishte të vështirë me Dortmundin dhe e përfundoi sezonin 2021/22 me tetë pikë larg kampionit Bayern Munchen dhe pa asnjë trofe.

“BVB dhe trajneri Marco Rose i japin fund lidhjes së tyre. Pas një analize intensive të sezonit të enjten, duke përfshirë Rose, Watzke, Zorc, Kehl dhe Sammer, klubi ka vendosur të ecë përpara dhe i uron Marco Rose fat më të mirë në mundësinë e tij të radhës”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të ngritjes se kapaciteteve luftarake regjimenti i dytë…